Atentati me dy viktima në Shkodër, flet shënjestra që u shpëtoi plumbave

Erogen Vaso Brajovic, i cili ishte në shënjestër të atentatit në Shkodër ka sqaruar pozicionin e tij në këtë ngjarje kriminale, që u mori jetën dy personave.

Ai shprehet se distancohet plotesisht nga informacione që e lidhin personin e tij me emra dhe grupe të caktuara në Shkodër.

Si pasojë e të shtënave humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, si dhe u plagosën, Erogen Vaso dhe kamarierja e lokalit Meri Kaceri.

Deklarata e shënjestrës së atentatit:

Unë Erogen Millan Vaso (Brajovic) e bej kete reagim per mediat dhe opinionin publik. Ne keto momente te veshtira jo vetem per mua i shpreh ngushellimet e ndjera familjareve te 2 miqve te mi qe ishim sebashku sot ne mengjes ne nje kafe ne qender te Shkodres. Ata ishin qytetare model te Shkodres, familjare te respektuar nga gjithe komuniteti. Dora e pabesise te nje vrasesi i shkeputi sot nga jeta teksa ishim sebashku dhe per mua personalisht eshte dhimbje e rende dhe plage qe nuk mbyllet! Kjofshin ne paqe me zotin Armando dhe Geridoni! Zoti ju dhente force familjeve te tyre! Gjithashtu i uroj sherim te shpejte vajzes te plagosur ne kete ngjarje. Distancohem plotesisht nga informacione qe lidhin personin tim me emra dhe grupe te caktuara ne Shkoder.

Jam sipermarres ne disa biznese, nje pjese trasheguar nga babai im gjithashtu ai sipermarres deri ne fund te jetes, ish-futbollist i Shkodres dhe kombetares shqiptare.

Une kam qene  per shkak edhe te tradites familjare, ish-futbollist i ekipit te Vllaznise, ish-President i klubit te futbollit Terbuni te Pukes. Familja ime ka patur nje histori persekutimi politik para viteve ‘90, por dhe vite me pas per shkak se ka  perfaqesuar  komunitetin malazez ne Qarkun e Shkodres.

Per interesa te ketij komuniteti dhe Shkodres kam sherbyer me korrektesi per disa vite anetar i keshillit bashkiak te qytetit tim ashtu sikurse kishte sherbyer njeri prej miqve te mi te afert qe humbi jeten sot.

Jam informuar ne spital qe autori eshte ndaluar dhe shpresoj te zbardhen sa me shpejt motivet e ketij akti te rende tragjik! Sa per lidhje te tjera qe aludohen ne media sqaroj se duhen lene institucionet e ligjit te trajtojne keto ceshtje”

Policia arrestoi autorin e dyshuar të krimit, i identifikuar si Ragip Gila. Ai tha para oficerëve të policisë gjyqësore se shënjestra e tij ishte Erogen Vaso, pasi kishte probleme personale me të. Autori i dyshuar pretendoi se Erogen Vaso Brajoviç e kishte kërcënuar më parë.

“Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të. Erogen Vaso ka ndenjur duke më kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam pasur personale vetëm me të dhe doja të qëlloja vetëm atë,” mësohet të ketë thënë ai gjatë marrjes në pyetje.