Pas tre orësh kërkime intensive, Shërbimi Zjarrfikës i Himarës ka arritur të lokalizojë një çift turistësh izraelitë, të moshës 22 vjeç, me të cilët ishte humbur kontakti në zonën e Gjipesë.
Çifti është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore.
Ata po shoqërohen nga forcat zjarrfikëse drejt një zone të sigurt.
Ndërhyrja e shpejtë dhe bashkëpunimi mes strukturave të emergjencës shmangu një situatë potencialisht të rrezikshme për dy të rinjtë.