Një tjetër problematikë serioze shfaqet në horizont dhe që godet imazhin dhe besimin e prodhimeve shqiptare në tregun e eksportit.
Mediat në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë raportojnë se një sasi pjeshkësh, që kishin si origjinë Shqipërinë, kanë rezultuar me përmbajtje të ndaluar pesticidi.
Ky rast sipas tyre është sinjalizuar fillimisht nga autoritetet e Bashkimit Europian për Sigurinë Ushqimore, gjatë kontrollit në kufirin e Kroacisë, si vend anëtar i BE-së.
Kontrolli i këtyre ngarkesave nga Shqipëria, që po hynin në tregun europian përmes Kroacisë, ka zbuluar se frutat ishin me përmbajtje të lartë të hekurit.
Evidentimi i ngarkesës problematike është bërë në datë 21 gusht 2025. Sipas të dhënave, origjina e këtyre pjeshkëve me pesticide është Shqipëria, siç njoftohet nga agjencia RASFF e BE-së.
Ndërkohë, autoritetet shqiptare nuk kanë bërë asnjë njoftim për pjeshkët që përmbajnë pesticide helmuese.