Më datë 8 shtator, Apeli i GJKKO do të shqyrtojë ankimimin e bërë nga ish-presidenti i vendit, Ilir Meta, lidhur me masën e “arrestit me burg” ndaj tij.
Ndërkohë GJKKO ka paralajmëruar avokatin e Metës, Kujtim Cakrani se nëse ai nuk paraqitet në seancës e datës 8 shtator, do të zëvendësohet.
Në njoftimin zyrtar, Gjykata sqaron se mungesa e paarsyeshme e mbrojtësit do të sjellë zëvendësimin e tij me mbrojtës kryesisht të caktuar nga gjykata, sipas nenit 132/1 të Kodit të Procedurës Penale.
Prej fundit të majit Ilir Meta është marrë i pandehur nga SPAK për “korrupsion” në tre raste, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”, në të njëjtën dosje ku është e pandehur edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.
Ndërkohë pak ditë më parë, SPAK mbylli zyrtarisht hetimet dhe e dërgoi dosjen për gjykim në GJKKO.