Një avion që transportonte Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është përballur me ndërhyrje të qëllimshme në sistemin e navigimit GPS gjatë përpjekjes për të ulur në Bullgari.
Pavarësisht situatës së rrezikshme, avioni arriti të ulej në mënyrë të sigurt. Sipas CNN, pilotët u detyruan të përdornin harta letre për të ulur avionin, pasi sistemi i navigimit satelitor ishte i papërdorshëm për shkak të ndërhyrjes. Autoritetet bullgare dyshojnë se pas këtij akti qëndron Rusia.
“Kjo do të forcojë edhe më shumë përkushtimin tonë të palëkundur për të rritur kapacitetet tona mbrojtëse dhe mbështetjen për Ukrainën,” deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian.
Ngjarja vjen në një moment të tensionuar gjeopolitik dhe konsiderohet si një tjetër sinjal alarmi për sigurinë e zyrtarëve të lartë evropianë dhe infrastrukturës ajrore në rajon.