U kap me kokainë në makinë, lihet në “arrest shtëpie” Marina Fara! 39-vjeçarja deklaroi se drogën e kishte për përdorim vetjak

Gjykata e Tiranës ka lënë në “arrest shtëpie” Marina Farën, vajzën e këngëtares Eli Fara. 39 vjeçarja Roxhensa Kapurani, e njohur me emrin Marina Fara u arrestua pasi një ditë më parë u kap me kokainë me vete, gjatë një kontrolli të policisë.

Në momentin e ndalimit, ajo ka qenë e vetme në makinë ndërsa ka dekalruar në polici se drogën e kishte për përdorim vetjak.

‘U arrestua shtetasja R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike kokainë’, thuhet në njoftimin e uniformave blu lidhur me ndalimin e saj.

Kujtojmë që Marina Fara edhe më herët ka qene e përfshirë në skena të ngjashme.

5 vite më parë Marina Fara, u përfshi në përgjimet e policisë, në operacionin “Mezhgorani” ku u arrestuan më shumë se 30 persona ne ate periudhe.

Në atë kohë, dyshimet për Marina Farën ishin se kishte ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratiseshin.