Një ngjarje e rëndë kriminale tronditi komunitetin në Volos të Greqisë, ku shqiptar Pandeli Nakoleci vrau me thikë bashkëshorten e tij 36-vjeçare, pas një konflikti brenda familjes.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre dhe në prani të fëmijëve të mitur. Pas krimit, Nakoleci është larguar dhe po kërkohet nga autoritetet greke.
Daja i autorit, Jetnor Lumani, nga Korça se autori kishte pasur probleme të shëndetit mendor dhe ishte përfitues i KEMP-it në Shqipëri.
“Po, është e vërtetë, ka pasur probleme të shëndetit mendor, se këtu në Shqipëri njihet që ka marrë KEMP, ka qenë i kartelizuar”, tha ai.
Ai i bëri thirrje nipit që të dorëzohet dhe të tregojë arsyet e këtij akti të rëndë. Ai theksoi se nuk kishte diejnei nëse çifti ka patur probleme në marrëdhënien e tyre.
“Atë e bëri si të tërë, e bëri për mirë a për keq ai aq kuptovi aq bëri. Ne e morëm vesh nga televizori dhe u detyruam që erdhëm tek motra jonë. Ne nuk dimë asnjë gjë, nipi përderisa e bëri këtë gjë, e bëri me vetëdije nuk e bëri pa vetdije. Kanë pasur apo jo probleme nuk e di. Nëse nipi më sheh, unë i them që të dorëzohet, të tregojë për çfarë arsye e bëri, duke mos ulur kështu as kokën e fëmijëve”, tha ai.
Gruaja shqiptare, që u qëllua për vdekje nga burri la pas katër fëmijë.