Arrestohet vajza e këngëtares Eli Fara, policia i gjeti kokainë me vete

Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara është ndaluar gjatë orëve të fundit nga policia e Tiranës pasi është kapur me kokainë.

Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë një aksioni të policisë, Marina Farës iu gjetën më vete disa gramë lëndë narkotike, konkretisht kokainë.

Forcat e policisë gjatë kontrollit, konstatuan lëndën narkotike dhe më pas i komunikuan ndalimin.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan, R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine”, njoftoi Policia e Tiranës.