Në vendin e quajtur “Ura e Dashit”, 14 turistë francezë dhe gjermanë duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe ato të zonave të mbrojtura, u nisën drejt zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët dhe bënë të mundur shpëtimin e tyre.
Të gjithë turistët u evakuuan dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.