Një aksident i tragjik ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Greqinë lindore. Mediat vendase shkruajnë se tre shqiptarë kanë humbur jetën pasi një kamion përplasi dy automjete të tjera.
Ngjarja ndodhi pranë stacionit të pagesës së tarifës së rrugës në Iasmos.
Në bord ndodheshin 4 shqiptarë me banim në Athinë, një 59-vjeçar, një 61-vjeçar (pasagjer), dy gra 57 dhe 49-vjeçare.
Tre të parët u dogjën brenda makinës, ndërsa gruaja 49-vjeçare arriti të dilte vetë nga makina.
Shoferi i kamionit u dërgua gjithashtu në spital me lëndime të rënda, ndërsa automjeti i tretë mbante katër persona të tjerë, të cilët u dërguan gjithashtu në spital nga ambulancat.
Ata kanë marrë lëndime të lehta dhe gjendja e tyre shëndetësore nuk është shqetësuese.
Përplasja shkaktoi një zjarr të madh që përfshiu zonën përreth, ndërsa 22 zjarrfikës me 9 mjete ndërhynë për të shuar flakët dhe për të shpëtuar të mbijetuarit.
Policia greke bllokoi për disa orë qarkullimin në segmentin Iasmos–Ksanthi të autostradës Egnatia. Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë.