Në luftë me sëmundjen e rëndë, i riu nga Mallakastra kërkon ndihmën e shqiptarëve! Familjarët: Ai ka vetëm një ëndërr “të shërohet dhe të jetojë”

Ajet Alibehaj është vetëm 31 vjec, por në këtë moshë të re atij i duhet të përballet me një sëmundje të rëndë duke i rrezikuar jetën.

Duket se e vetmja shpresë për 31 vjecarin nga Mallakastra është kurimi i tij në Turqi. Familjarët e tij në pamundësi për të përballuar të gjitha shpenzimet i janë drejtuar me një apel të gjithë shqiptarëve për ti ndihmuar sado pak, për të shpëtuar jetën e Ajetit, pasi ata vetë nuk kanë mundësi për të përballuar të gjitha shpenzimet e kurimit në shtetin turk.Ata kanë hapur edhe nje gofund me, që kushdo ka mundësi të kontribuoj: https://www.gofundme.com/f/please-help-ajet-alibehaj-to-defeat-the-cancer?attribution_id=sl:03f4ec73-71af-4ccd-be0b-e077daa4d731&lang=en_GB&ts=1755294454&utm_campaign=fp_sharesheet&utm_medium=customer&utm_source=whatsapp

Një thirrje për jetën e vëllait tim

Vëllai im është vetëm 31 vjeç… një djalë i qeshur, i dashur, plot jetë, që gjithmonë ka ditur t’i bëjë të tjerët të ndihen mirë. Por sot jeta e tij është në rrezik. Një sëmundje e rrallë dhe e rëndë e ka goditur papritur dhe e ka lidhur me spitalet, duke ia shndërruar ditët e rinisë në një betejë të dhimbshme.

Ditëlindjen e tij e kaloi aty, mes mureve të ftohta të spitalit… por sërish me buzëqeshje, sepse ai nuk dorëzohet. Ai ka vetëm një ëndërr: të shërohet dhe të jetojë, të kthehet tek jeta, tek ne.

Për këtë ka nevojë për trajtime të kushtueshme, të cilat familja jonë nuk ka mundësi t’i përballojë e vetme. Sot, shpresa e tij është tek ju. Çdo ndihmë, çdo dorë e shtrirë, është një hap drejt shpëtimit të tij.

Ju lutem nga zemra, ndihmoni – qoftë me një kontribut, qoftë duke shpërndarë këtë thirrje. Për ju mund të jetë e vogël, por për vëllain tim është jeta”, shkruan Urim Alibehaj, vëllai i Ajetit.