Një biznes, i cili merrej me tregtimin e produkteve blegtorale ka fshehur 10 milionë euro të fitime brenda dy vitesh.
Ky rast i evazionit fiskal u zbulua gjatë një kontrolli të përbashkët të taskforcës së Administratës Tatimore dhe strukturave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në periferi të Tiranës.
DPT u ka bërë thirrje subjekteve të zbatojnë ligjin dhe qytetarëve të denoncojnë çdo abuzim për sigurinë ushqimore dhe formalizimin e tregut.
“Në periferi të Tiranës gjatë kontrollit të përbashkët të Task-Forcës së Administratës Tatimore dhe strukturave të Ministrisë së Bujqësisë, u zbulua një subjekt qe kryente evazion fiskal gjatë tregtimit të prodhimeve blegtorale. Zero tolerance për raste të kësaj natyre! U bëjmë thirrje subjekteve të zbatojnë ligjin dhe qytetarëve të denoncojnë çdo abuzim për sigurinë ushqimore dhe formalizimin e tregut”, thuhet në njoftimin e Tatimeve.