Operacioni “Pandora”, zyrtari gjerman: Grupi kriminal vepronte në 5 shtete, shmangëm mashtrime me vlerë 10 milionë euro

Bashkëpunimi i SPAK dhe autoriteteve gjermane çoi në shkatërrimin e një grupi kriminal për mashtrim kompjuterik, me bazë në Shqipëri.

Prokurori i SPAK tha se ky grup ka mashtruar shtetas gjermanë ndërsa dëmi llogaritet në 365 mijë euro.

Ndërkohë Oliver Ofman, drejtues i operacionit nga pala gjermane, e përshkroi këtë bashkëpunim si një pikë kyçe në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe skemave profesionale të mashtrimit. Ai shtoi se grupi vepronte në 5 shtete ndërsa përmes bashkëpunimit me SPAK shmangën mashtrime me vlerë 10 milionë euro.

“Prej 18 muajsh operacioni, një piketë e rëndësishme në bashkëpunimin tonë dhe luftën në krimin e organizuar ndërkombëtar dhe skemat profesionale të mashtrimit. Operacioni Pandora nisi në dhjetor 2023. Filluan të përgjonim mbi 20 telefonata në ditë dhe krijuam gjithashtu edhe një qendër kundër thirrjesh me qëllim që këto telefonata mashtruese, duke u munduar të shmangim humbje financiare prej 10 milionë eurosh.

Paralelisht me këtë zhvilluam hetime shumë komplekse në fushën e hetimit kompjuterik që të lokalizonin qendrat e dyshimeve dhe autorët në 5 shtete, Shqipëri, Bosnje, Serbi, Liban. Ky operacion çoi në goditjen e 12 qendrave thirrjesh ndërkombëtare dhe në arrestime të shumta, janë dhënë dënime të shumta ndër dhe dha organizatori i infrastrukturës së tyre në Gjermani. E kam për kënaqësi që u bë e mundur që të arrestoheshin më 31 korrik këta persona, dhe patëm mundësinë ta mbështesim në terren“, tha Ofman.