Pas bareve dhe restoranteve, Rama bën paralajmërimin e radhës: Asnjë lavazh mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare

Pas bareve dhe restoranteve, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se është radha e lavazheve që të lirojnë hapësirat publike.

Në një postim në Facenook, Rama thotë se kush ka lavazhe mes lagjeve që lajnë makinat nëpër trotuare, duhet t’i heqin vetë që të mos paguajnë gjobë.

Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor“-shkruan Rama krahas pamjeve të ndara.