Loja e dominosë përfundon në sherr në Durrës, i moshuari godet me thikë ‘kundërshtarin

Një i moshuar është plagosur me thikë nga një tjetër i moshuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë një loje domino mes dy të moshuarve në afërsi të sheshit “Pranvera”, në qytetin e Durrësit.

Sipas burimeve nga policia, konflikti mes dy burrave të moshuar ka degraduar në dhunë fizike dhe njëri prej tyre ka qëlluar tjetrin me mjet prerës.

I plagosuri është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat, ku po merret në pyetje lidhur me motivin e konfliktit dhe rrethanat e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.