Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec. Policia thkson se një 52-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e zjarrit në banesë. Gruaja humbi jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi.
Viktima është Kozeta Teço, e cila jetonte e vetme në banesë, ndërsa mbeten të paqarta shkaqet e zjarrit.
“Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr. Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja”, njofton Policia.
Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.