Mbyti babanë, 26-veçarja nga Fieri pranon krimin: S’më linte të argëtohesha dhe më ushtronte presion

Një krim i rëndë ka tronditur qytetin e Fierin. Një vajzë e re, vetëm 26-vjeçare ka mbytur për vdekje babanë e saj me tel.

Fillimisht, e reja Emanilda Rama e raportoi ngjarjen në polici si aksident, por pas hetimeve të thelluara dhe dyshimeve të ngritura nga efektivët, e vërteta doli krejt tjetër dhe prangat nuk vonuan.

Sipas policisë, referimi në polici i të resë nuk kishte asnjë bazë, por ishte përpjekje për të humbur gjurmët e krimit të kryer,

Në dëshminë e saj, vajza ka pranuar autorësinë duke deklaruar se babai e trajtonte me fanatizëm ekstrem, nuk e lejonte të vishej në mënyrë bashkëkohore apo të argëtohej, dhe ushtronte presion të vazhdueshëm mbi të.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota.