Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij qyteti kanë ndërmarrë një operacion blic në orët e para të mëngjesit, ku kanë ushtruar kontroll në 14 banesa.
Hetimet kanë të bëjnë me çështjen e inceneratorit të Elbasanit, dhe banesat kanë qenë të personave që dyshohet të kenë lidhje me atë aferë.
Kontrolli i banesave është bërë me qëllim grumbullimin e provave në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, teksa hetimet vijojnë, ndërkohë që nuk ka asnjë njoftim nga autoritetet për persona të ndaluar deri më tani.
Për inceneratorin e Elbasanit është dënuar me 5.8 vite burg ish-ministri Lefter Koka, ndërsa ish-deputeti socialist Alqi Bllako u shpall i pafajshëm.
Ndëkrohë, me 6.8 vite burg u dënuan Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, ndërsa Stela gugallja me 4.8 vite burg.