Tragjike në Elbasan, dy vëllezër të mitur mbyten në lumin Shkumbin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy vëllezër të mitur janë mbytur në lumin Shkumbin.

Djemtë e moshës 8 dhe 10 vjeç kanë qenë duke ruajtur bagëtitë me nënë e tyre dhe u futën në ujë për t’u larë, por i mori rrjedha e fortë e lumit.

Banorët e zonës u përpoqën të ndërhyjnë, por pa mundur t’i shpëtonin, teksa trupat e tyre u gjetën në një kanal më poshtë zonës ku u futën në lumë.