Ashtu siç e paralajmëroi kryeministri Edi Rama dy ditë më parë, kanë dhënë dorëheqjen drejtorët e Bashkisë së Durrësit.
Gjithashtu kanë paraqitur dorëheqjen edhe kryetarët e njësive administrative. Ndërkohë Do të jetë një komision i ngritur që do të vendosë se cili do të qëndrojë në detyrë dhe kujt do t’i pranohet dorëheqja.
Gjatë takimit më datë 8 korrik në Bashkisë Durrës, Rama ka kërkuar rifreskimin e të gjithë drejtorëve që janë aktualisht në varësi të bashkisë.
Po atë ditë, Rama ishte në Bashkinë e Fierit, ku kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të drejtorive rajonale të Fierit, dy nënkryetarëve dhe drejtueseve të departamenteve të bashkisë.
Rama mësohet të ketë qenë kritik lidhur me disa problematika në qytetin e Fierit dhe në fokus të takimit ka qenë lirimi i hapësirave publike.