Dritëhijet e aksionit në Theth/ Gazetarja gozhdon me pyetje Ramën: E dini se kush i kontrollon ato ndërtime?

Aksioni i IKMT-së në Theth dhe sulmet publike që kryeministri Edi Rama bëri në adresë të prokurores Elsa Gjeli ishin sot padyshim kryetema e aktualitetit në media.

Me akuza dhe kundërakuza, palët nuk pranojnë dështimin, por gishtin e fajësisë për “kafshimin” e mjediseve publike e drejtojnë tek njëri-tjetri.

Për këtë ka reaguar dhe gazetarja e mirënjohur e kronikës së zeza, Klodiana Lala, e cila i drejton disa pyetje kryeministri Rama për ndërtimet në Theth.

Ajo pyet shefin e qeverisë se kush ia lidhi energjinë elektrike “fshatit turistik’ në Theth dhe a kanë përgjegjësi institucionet vendore për këtë.

Madje, gazetarja Lala shkon më tej duke thënë se kabinat në Theth “zotërohen në menyrë të tërthortë nga një kriminel i zonës i shpallur në kerkim nga SPAK”.

Sipas saj, erdhi koha që pas 12 vitesh në pushtet, kryeministri Rama të zbresë me këmbë në tokë dhe të kuptojë shqetësimet e denoncuara rregullisht nga një grup qytetarësh të angazhuar.

Reagimi i gazetares Klodian Lala:

Disa pyetje per kryeministrin e vendit tim, vendit tone

Nisur nga akuzat e tij ne adrese te nje prokuroreje, qe sot e mesova emrin e saj, kam disa pyetje per kryeministrin… Ku ishin institucionet kur ngriheshin kioskat?

Kush lejoi shtrimin e atij betoni si te ishte stadium? Kush i lidhi dritat e ujin te ato kioska? A kane pergjegjesi institucionet vendore?

Le ti marrim me radhe pergjegjesit e ketij skandali, qe ka shkaterruar nje nga zonat qe gjithkush qe shkelte gjente qetesi

Z.Kryeminister nese ta sjellin kete status po te informoj

Ato ndertime zoterohen ne menyre te terthorte nga nje kriminel i zones i shpallur ne kerkim nga SPAK

Erdhi dita qe Ju z.Rama, pas 12 vitesh ne qeverisje te zbrisni me kembe ne toke e te kuptoni pse bertasim ne, nje grup njerezish prej vitesh.