Gjendet trupi i dekompozuar i një burri në Kolonjë, dyshohet prej 6 muajsh i vdekur

Një trup i dekompozuar është zbuluar këtë të hënë në fshatin Shtikë të Kolonjës. Policia njofton se viktima, i paidentifikuar ende u gjet panë stacionit elektrik të këtij fshati, rreth orës 15:00.

Kufoma i përket një mashkulli, teksa dyshohet se vdekja ka ndodhur të paktën 6 muaj para.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit të pajetë, përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Rreth orës 15:00, në fshatin Shtikë, afër stacionit elektrik, është gjetur i dekompozuar trupi i një njeriu, dyshohet mashkull. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit të pajetë, përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në një njoftim të policisë së Kolonjës.