Dy shqiptarë të akuzuar për vrasje, trafikim të lëndëve narkotike dhe prodhim të armëve janë ekstraduar nga Greqia dhe Franca.
Të ekstraduarit janë Viktor Dacit dhe Paul Deda. Ndaj tyre është catuar masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Matit dhe nga Gjykata e Posaçme për veprat respektive.
“V. D., 46 vjeç, i cili u kap në Greqi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, në vitin 2015, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; P. D., 50 vjeç, i cili u kap në Francë, pasi GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale”, sqaron policia.