Hetimet për dosjen “5D”, GJKKO dënon me burg pesë ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me burg pesë persona, ish-punonjës të Bashkisë së Tiranës.

Anëtarja e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave Eglantina Zere, u dënua me 1 vit burg, e cila për shkak të gjykimit të shkurtuar u dënua përfundimisht me 8 muaj heqje lirie.

Ajo u mor e pandehur në kuadër të hetimeve të dosjes së njohur “5D”, ku në gjyq janë edhe Redi Molla e Mariglen Qato, të dy ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës.

Po ashtu me nga 9 muaj burg u dënuan edhe katër të pandehurit e tjerë si Enkeljda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati.

Po ashtu ndaj tyre u aplikua gjykimi i shkurtuar dhe përfituan ulje dënimi në gjashtë muaj heqje lirie.

Pesë ish-zyrtarët e Bashkisë së TIranës u gjetën fajtorë në akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera”.