Ndahet dosja e Sterilizimit, Beqaj do të gjykohet veçmas nga 8 të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme ka vendosur për të ndarë dosjen e Sterilizimit ku të 8 të pandehurit e tjerë, përvec ish-ministrit Ilir Beqaj do të gjykohen me gjykim të shkurtuar.

Konkretisht Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj, Matilda Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri dhe Naile Ajazi do të përfitojnë nga ulja e 1/3 së dënimit nëse shpallen fajtorë, në bazë të procedurës së përshpejtuar.

Ndërkohë Beqaj do të gjykohet më vete, me procedurë të zakonshme për veprat penale “vjedhje” duke shpërdoruar detyrën, dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Ndërkohë gjykata ka rrëzuar kërkesën e Klodian Rrjepajt dhe Ilir Rrapajt për shpalljen e moskompetencës dhe dërgimin e saj në një gjykatë tjetër.

Seanca e radhës gjyqësore për 8 të pandehurit, me përjashtim të Beqajt, do të mbahet më 11 qershor, ora 10:00.