Kryeministri Edi Rama tha se po shikohet mundësia e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës –Prishtinë. Deklarata e tij u bë gjatë konferencës për shtyp me presidentin francez Emmanuel Macron.
Kreu i qeverisë tha se se pas një sërë projektesh, tanimë Shqipëria e Franca do fuqizojnë bashkëpunimin sidomos në fushën e inovacionit.
“Kemi folur me presidentin dhe për mundësinë e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës Prishtinë dhe do të shikojmë më tutje në komunikimet e drejtpërdrejta se si mund të realizohet përfshirja e Francës.
Më vjen shumë mirë që kur Presidenti erdhi këtu herën e kaluar ishim në shtëpinë e ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila ishte zbrazur dhe po fillonte puna për ta transformuar në rezidenca për artisë shqiptarë dhe nga e gjithë bota. Sot, do të jetë kënaqësi e madhe ta shoqërojmë për ta parë në veprim këtë projekt.
Sot ne e ndjemë Francën shumë afër dhe në procesin e anëtarësimit dhe nga ana tjetër, rajoni ka fituar një mbështetës shumë të qëndrueshëm dhe besnikë, në të gjitha proceset transformuese të momenteve të vështira që duhen zgjidhur dhe për mbështetjen e përfshirjes së rajonit në BE” tha Rama.
Ndërkohë Presidenti francez Emmanuel Macron tha se vendi i Shqipërisë është në BE.
“Kemi dëshirë të shkojmë dhe më larg, është vendi i Shqipërisë në BE që është i rëndësishëm. Dua të rishpreh bindjen e plotë që kam, për bashkimin e kontinentit europian për ti bërë ballë sfidave të përbashkëta, Shqipëria ka treguar shumë, ka bërë avancime shumë të mëdha. Udha e Shqipërisë është e qartë drejt BE. Franca do jesh krah jush për t’iu shoqëruar në këto reforma, në mënyrë që meritat tuaj të njihen nga të gjithë dhe që axhenda të mbahet, ju do mban axhendat tuaj dhe ne do mbaj tonën, 2027 nuk është një perspektivë, por një realitet. Fal për mikpritjen dhe miqësisë ndërmjet dy vendeve tona”- tha Macron.