Rrjetet sociale dhe mediat kanë ironizuar ditën e djeshme një video të publikuar nga deputeti socialist Toni Gogu.
Në video, ai shihej teksa kalonte një pengesë të vogël, teksa shkruante: “Nga njëri takim në tjetrin, kemi dhe akrobaci të tilla”.
Kjo propagandë e këtij niveli u bë “meme” në rrjetet sociale, teksa kjo nuk është hera e parë që Gogu bën të tilla gjëra. Një vit më parë, në një postim në rrjetet sociale ai shpalli Hajredin Pashën “hero të dibranëve”, duke ngjallur reagime të shumta në rrjet.
Pasi e kuptoi gabimin, nuk kërkoi falje, por ndryshoi postimin, duke u justifikuar në ditët në vijim se e kishte ngatërruar me Iljaz Pashën.
Por, të rikthehemi te video e postuar dje, që do e shihni edhe më poshtë.
Në video duket qartë rruga në të cilën mund të kalojnë qytetarët dhe mjetet, por Toni Gogu shfaqet duke dalë nga një ferrë ku nuk ka asnjë rrugë.
Pyetja është: Çfarë bënte Toni Gogu pas ferrës, kur rruga ishte aty?
Ne i kemi të shumta hamendësimet, por po ju lëmë juve të jepni mendimin tuaj.