Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Klos-Burrel.
Policia thotë se një 52-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka përplasur fëmijën, duke e lënë të plagosur. I mituri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.
Shoferi është arrestuar dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i Policisë:
Në aksin rrugor Klos-Burrel, shtetasi L.D., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar një shtetas të mitur, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.