Policia e Elbasanit ka ndaluar Aurel Mehjan, dhëndrrin e ish-kryebashkiakut të ndjerë Qazim Sejdini.
Mediat shkruajnë se Mehajn është ndaluar me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për akuzën e “Kanosjes për shkak të detyrës” të një punonjësi të policisë së Elbasanit.
Mediat citojnë burime te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, të cilët bëjnë me dije se Mehja është ndaluar pasi ka kanosur për shkak të detyrës duke goditur me makinën e tij një punonjës policie në qytetin e Elbasanit ndërsa zhvillohej Kupa “Dita e Verës ” në Çiklizëm .
Ngjarja sipas burimeve zyrtare ka ndodhur në Bulevardin kryesor të Elbasanit, ndërsa aktualisht policia po kryen veprime hetimore.
Aurel Mehja, sipërmarrës në Elbasan është dhëndëri i ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini. Mehja
prej disa javësh është emëruar drejtor Kabineti në Këshillin e Qarkut Elbasan.