Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme. Por deri tani nuk dihen arsyet se përse ish-ligjvënësi demokrat është thirrur nga prokurorët e posaçëm.
Teksa hynte në SPAK, Murrizi përshëndeti gazetarët që ishin jashtë dyerve të Prokurorisë së Posaçme, por nuk është ndalur në një komunikim.
Kujtojmë se Myslim Murrizi është kandidat i PD, në listën e hapur të qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 11 Majit.