Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha ekstradohet sot nga Spanja

Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha pritet që të ekstrador nga Spanja drejt vendit tonë. I shumëkërkuari nga drejtësia shqiptare u arrestua në dhjetor të 2023-it teksa fshihej në Spanjë, me letra bullgare.

Berisha ka kundërshtuar në gjykatën e Spanjës ekstradimin e tij drejt Shqipërisë me arsyetimin se i rrezikohet jeta, kërkesë kjo që është rrëzuar.

“Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes  inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimiet të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshëmri të lartë shoqërore Lulzim Berisha. Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri”, njoftoi policia në 2023-in në lidhje me arrestimin e Berishës.

Kujtojmë se Lulzim Berisha, është duke u gjykuar në GJKKO lidhur me ekzekutimin e kundërshtarit të tij të përbetuar, Klodian Saliu.

Akuza është ngritur mbi bazën e rrëfimit të Luftar Reçi, i penduari i drejtësisë, por sipas SPAK ndaj tij ka edhe prova të tjera që vërtetojnë pjesëmarrjen e tij në krim.