Jetmir Llanaj, i dënuar më herët për vrasje është arrestuar nga Policia e Lezhës për gjobvënie ndaj bizneseve. Në operacionin për kapjen e tij bëhet me dije se kanë marrë pjesë forca të shumta policie.
Ai është një emër i njohur për drejtësinë për shkak të përplasjeve me fisin Shkreta, një hasmëri që ka sjell disa viktima ndër vite.
Por si nisi kjo sagë hakmarrjesh?
Në qershor të vitit 2012, Llanajt i vranë djalin e tij 9 vjeçar, ngjarje që pasoi me disa vrasje mes dy fiseve. Vëllezërit Altin dhe Vladimir Shkreta akuzohen se i kanë dalë para makinës ku ndosheshin familharët e LLanajt dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku. Ndërkohe më 19 korrik plumbat i morën jetën Mark Shkretës, 71 vjeç babait të vëllezërve Altin dhe Vladimir.
Vrasja u shënua në rrugën Hoxha Tahsim në Tiranë dhe policia akuzoi Jetmir si autorin e dyshuar.
Jetmiri dhe vëllai i tij Muharrem Llani u dënuan me nga 25 vite burg për këtë ngjarje. Jetmir Llanaj ka qenë i dyshuar edhe për atentatin në fshatin Shpërdhet të Fushë Mamurrasit, ndaj Gentian dhe Emanuel Shkretës. Ngjarja ndodhi në nëntor 2012, ndërsa humbi jetën Gentian Shkreta.