Koalicion me opozitën, votat për mazhorancën! PD në bisedime me PDIU, i ofron një vend në listat e mbyllura

Sot është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, teksa deri më tani vetëm Partia Socialiste dhe Partia Mundësia kanë deklaruar që do të dalin të vetme në zgjedhje.

Nga ana tjetër, PD duket se ka arritur marrëveshje me disa parti opozitare, ku më e rëndësishmja është Partia e Lirisë, e cila sipas burimeve do të ketë 4 deputetë në listë të sigurt, një prej të cilëve do të jetë edhe Ilir Meta.

Ndërkohë, një vend i sigurt edhe për Partinë Republikane, PBDNJ-në dhe Partinë Agrare Ambientaliste, ndërsa vijojnë bisedimet e PD me PDIU. Këtyre të fundit u është ofruar një vend në listat e mbyllura, por ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare.

Por kujtojmë se PDIU, e cila ka 4 deputetë të dalë nga lista e përbashkët e opozitës në zgjedhjet e vitit 2021, në Kuvend nuk është sjellë si parti opozitare, por ka mbështetur vendimet e qeverisë, duke votuar pro në disa projektligje.

Lexo edhe: Si u bë Fredi Beleri “kumbari” i marrëveshjes së heshtur PS-PDIU