Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është shprehur sot se takimi i kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë Tiranë, në Sheshin Skënderbej, më 20 shkurt, duhet të ishte ndaluar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
Ishte Qëndresa Qytetare që bëri ankimim në KAS, pasi më herët i kishte kërkuar KQZ që të ndalonte këtë takim, pasi ishte hapur një keqpërdorim i administratës.
Por KQZ e cilësoi atë si komform ligjit zgjedhor vetëm 4 orë para se të zhvillohej aktiviteti. Më pas Qëndresa Qytetare ka ankimuar vendimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, duke i dhënë të drejtë.
Kujtojmë se ky takim erdhi pas arrestimit të kryebashkiakut, Erion Veliaj i akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, teksa nuk la pa sulmuar edhe drejtësinë. Sipas Ramës, Veliaj është arrestuar pa gjyq, një qëndrim i njëjtë me atë të kryebashkiakut.