EMRI/ Vrasje me armë zjarri në Laç, 67 vjeçari ekzekutohet afër banesës

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Zhejë të Laçit. Sipas informacioneve paraprake persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në afërsi te banesës se një 67-vjeçari, i cili raportohet të ketë ndërruar jetë për shkak të plagëve që kishte marrë.

Viktima është identifikuar si Dodë Mamli, i cili ka humbur jetën në vend. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikte pronësie. Ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi rrethanat e vrasjes.

Në ndihmë të Policisë kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi D. M, 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër“-njofton policia.