Vdekja e 3 vjeçarit në spitalin e Shkodrës, i mituri dhe e motra u intoksikuan nga helmi i minjve, 7 vjeçarja në gjendje të rëndë

Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me vdekjen e një 3-vjeçari në spital ndërsa motra e tij ndodhet e shtruar te QSUT në gjendje të rëndë për jetën. Sipas policisë, tre ditë më parë shtetasi S. H. ka dërguar për mjekim në Repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër, 2 fëmijët e tij, vajzën 7 vjeçe dhe djalin 3 vjeç, të dyshuar me virozë stine.

Pas mjekimit, shtetasi S. H. dhe 2 fëmijët janë larguar në banesë. Për shkak të rëndimit në gjendjes shëndetësore të fëmijëve, në banesë, më datë 22.02.2025, shtetasi S. H. i ka dërguar përsëri 2 fëmijët për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 3-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 7-vjeçarja u dërgua në QSUT, për mjekim të specializuar.

Po ajë çfarë dyshohet është se dy të miturit u intoksikuan nga helmi i minjve. Burime për mediat bëjnë me dije se prindërit kanë bërë spërkatjen e një magazine me ilaç kundër minjve. Me ta kanë qenë edhe fëmijët të cilët kanë pësuar intoksikacion të rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 21.02.2025, shtetasi S. H. ka dërguar për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër, 2 fëmijët e tij, vajzën 7 vjeçe dhe djalin 3 vjeç, të dyshuar me virozë stine. Pas mjekimit, shtetasi S. H. dhe 2 fëmijët janë larguar në banesë. Për shkak të rëndimit në gjendjes shëndetësore të fëmijëve, në banesë, më datë 22.02.2025, shtetasi S. H. i ka dërguar përsëri 2 fëmijët për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 3-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 7-vjeçarja u dërgua në QSUT, për mjekim të specializuar. Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 3-vjeçarit.