Dy gra Silvana Osmani dhe Luljeta Deda janë arrestuar nga policia në Sarandë pasi shfrytëzonin një të mitur për prostitucion.
Vajza, e cila shfrytëzohej prej dy tutoreve është 16 vjeçe.
Gjatë kontrolleve në dy lokale të marra me qira prej tyre, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, në të cilat ushtrohej prostitucioni, u gjet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.