Një i ri shqiptar 19 vjeç ka humbur jetën tragjikisht në Greqi. Ai ishte duke punuar në ndërtim dhe papritmas është shmbur çatia e objektit duke i marrë jetën.
Pas ngjarjes tragjike është arrestuar pronari i objektit dhe personi përgjegjës për punën.
Raportohet se gjithashtu se pronari nuk kishte leje të kryer punime në këtë zonë, shkruajnë mediat greke.
Policia po kryen hetimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit tragjik.