Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër ku drejtoresha e spitalit rajonal ka dhunuar shefin e financës pas një konflikti mes tyre.
E gjithë ngjarja ka nisur pas një mbledhje të stafit të spitalit rajonal të Dibrës, ku drejtoresha Irini Shehu është përplasur verbalisht me shefin e financës, Shaban Uklala, ku ka pasur fyerje mes tyre.
Kjo përplasje ka vijuar më pas në zyrën e Uklalës ku drejtoresha ka marrë një shishe dhe e ka goditur në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime. Ndërkohë Shaban Uklala pas ngjarjes ka shkuar në polici dhe ka bërë denocom për drejtoreshën e spitalit.
Lidhur me ngjarjen pati edhe një njoftim nga policia. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për drejtoreshën e spitalit, e dyshuar se ka kryer veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje“,
“Shtetasi me iniciale Sh.U., 37 vjeç, banues në Peshkopi ka kallëzuar se në ambientet e spitalit pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, me detyrë Drejtoreshë e Spitalit Rajonal Dibër. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen I.Sh., e dyshuar se ka kryer veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje“, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.