Pas Veliajt, arrestohet edhe miku i tij, biznesmeni Elman Abule

Pas Veliajt, në pranga ka rënë edhe miku i tij, biznesmeni Elman Abule, i cili ishte thirrur në SPAK për të dëshmuar para pak kohësh në lidhje me kryebashkiakun e Tiranës, për udhëtimet që kanë bërë të dy bashkë.

Elman Abule ishte një nga njerëzit më të besuar të Erion Veliajt, të cilit SPAK i sekuestroi vitin e shkuar pasurinë me vlerë rreth 50 milionë euro.

Biznesmeni rezulton i dënuar për vjedhje në Belgjikë, teksa sipas dosjes hetimore,  Abule ishte i përfshirë në veprimtarinë e kundërligjshme të importit të mallrave të rrezikshme, të llojit skorje alumini të ndaluara me ligj për hyrje dhe zhdoganim në Republikën e Shqipërisë.

Lexo edhe: SPAK zbardh korrupsionin e Veliajt: Fondet e Bashkisë i kalonin Ajola Xoxës, mbi 860 mijë euro vetëm blerje online, si bëhej pastrimi i lekëve