KESH padit në gjykatë Gazment Bardhin për shpifje dhe fyerje

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka paditur në gjykatë kreun e grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi. Padia në GJKKO ndaj Bardhit është bërë për shpifje dhe fyerje nga Shoqëria Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (Sh.a KESH) SH.A.

Etleva Deda është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen ndërsa ende nuk janë përcaktuar datat e seancave.

Kujtojmë se më herët Bardhi u padit edhe nga OSHEE lidhur me deklaratat për abuzime me tenderat, por ai u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme.

Ndaj Bardhit ka patur edhe një tjetër çështje në GJKKO ku u padit për shpifje nga ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj.

Nga Foltorja e Kuvendit, Bardhi lexoi disa komunikime që kanë dalë nga aplikacioni Sky Ecc, për të cilat pretendoi se janë provë se Sulaj ishte emëruar nga bandat.