SHQIPTARËT BOJKOTOJNË!

Duke nisur nga kjo e mërkurë, shqiptarët bojkotojnë marketet për shkak të rritjes së çmimeve të larta të produkteve ushqimore, në krahasim me rajonin dhe me Bashkimin Evropian.

Ka qenë një nismë e nisur në rrjete sociale që duket se ka gjetur mbështetjen e shqiptarëve për shkak se nga dita në ditë po hasen me rritjen e çmimeve, që për shumë shqiptarë janë të papërballueshme.

Kjo nisme nis me bojktotin e rrjeteve të Big Market, supërmarkete që janë në pronësi të deputetit të PS, Vullnet Sinaj, për të cilin PD ka hedhur akuza se ka përfituar para nga buxheti i shtetit.

Por teksa në Shqipëri bojkoti nis sot, në vende si Kroaci, Mali i Zi dhe Maqedoni bojkoti po vijon prej ditësh, duke sjellë një rënie prej më shumë se 50% të shitjeve në pothuajse të gjitha vendet ku është ndërmarrë ky bojkot.

Ky bojkot do të prek edhe marketet e tjera në vend, si më poshtë:

Në datën 6 Shkurt bojkotohet CONAD

Në datën 7 Shkurt bojkotohet Albmarket

Në datën 8 Shkurt bojkotohet Xhangolli

Në datën 9 Shkurt ECOMARKET

Në datën 10 Shkurt SPAR