Policia e Tiranës ka arrestuaar një 42-vjeçar, i cili plagosi mbrëmjen e djeshme me thikë pas konfliktit për motive të dobëta Gentian Krasniqin, 46-vjeç.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi A. C., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, tha policia.
Disa orëpas ngjarjes është mësuar dhe dinamika e sherrit, që çoi deri në plagosje me thikë. Autori dhe i plagosuri kanë qenë së bashku në një tavolinë nën shoqërinë edhe të kamarieres së lokalit.
Pas disa orësh që kanë konsumuar alkol së bashku kanë nisur të konfliktohen për shkaqe banale.
Prezente e konfliktit ka qenë dhe kamarjerja e lokalit. Mediat raporotjnë se autori i dyshuar është fyer me fjalë nga i Gentian Krasniqi dhe më pas konflikti ka agravuar në përleshje fizike.
Fillimisht Krasniqi e ka goditur me një shishe birre në kokë shokun e tij dhe ky i fundit ka nxjerr një mjet prerës biçak dhe e ka qëlluar në bark.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbledhur prova dhe dëshmi, të cilat mund të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.