4 nga 49 emigrantët që mbërritën sot në Shëngjin do të dërgohen në Itali mbrëmjen e sotme. Lajmin e bën të ditur media italiane, ANSA e cila shkruan se bëhet fjalë për 3 emigrantë të mitur dhe 1 të rritur vulnerabël që do të kthehen në shtetin italian pak orë pasi prekën tokën shqiptare.
Mëngjesin e kësaj të marte mbërritën në Shëngjin grupi i tretë i refugjatëve, pas dy muajsh pezullim për shkak të vendimeve të gjykatave në Itali që urdhëruan në dy rastet e para, dërgimin e emigrantëve në vendin fqinj.
Emigrantët e ardhur në Shëngjin ishin me kombësi nga Egjipti, Bangladeshi, Bregu i Fildishtë dhe Gambia.
Ndërkohë në kampin e Gjadrit emigrantët pritet të kalojnë disa javë në pritje të shqyrtimit të kërkesave për azil nga zyra e emigracionit në Itali.
Ky është grupi më i madh i emigrantëve që zbarkojnë në vendin tonë, që pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes Itali – Shqipëri.