Një apartament në katin e tetë te një pallati është përfshirë nga flakët në kryeqytet. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të ish-Stacionit të Trenit.
Autoritetet thonë se deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa vijon puna për evakuimin e banorëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.01.2025, rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të të një pallati. Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Shërbimet e Policisë po marrim masa per evakuimin e banoreve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.