Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, ku një grua ka humbur jetën.
Policia njofton se shtetasi A. T., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një 30 vjeçare dhe fëmijën e saj 2 vjeç. E reja, e cila po kalonte rrugën së bashku me fëmijën e saj të mitur kur u përplas nga mjeti ka ndërruar jetë për shkak të plagëve, ndërsa fëmija i saj, siç njofton policia nuk ka probleme për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.