I dënuar përjetë për “Masakrën e Lushnjes”, Laert Haxhiu bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Laert Haxhiu ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë lidhur me vendimin e Apelit të GJKKO, që e la në burg përjetë lidhur me “Masakrën e Lushnjes”.

Ka qenë avokati i tij, Detar Hysi që ka dorëzuar rekursin ku mbrojtja pretendon se gjykata ka tejkaluar kompetencat, vendimi nuk është në përputhje me ligjin dhe se me këtë vendimmarrje po tentohet të hapet një sagë vrasjesh në qytetin e Lushnjës, duke cenuar sigurinë kombëtare të jetës në vendin tonë.

Po ashtu, ai shton se një nga anëtarët e trupit gjykues të Apelit të GJKKO-së ka votuar për pafajësi për masakrën.

Kujtojmë se në 13 nëntor të vitit 2024, Apeli dha vendimin për Haxhiun, për ngjarjen në 2017-ën, me 2 viktima dhe dy të plagosur.

Viktima mbetën  Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha ndërsa shënjestër e atentatit ishte Xhuljo Shkurti, i cili është nipi i Aldo Bares.