Ekstradohet sot nga Turqia “mbreti” i kokainës, Dritan Rexhepi

Dritan Rexhepi, i arrestuar në nëntor të 2023-it në Stamboll, do të ekstradohet sot drejt Shqipërisë. Rexhepi alias Gramos Rexhepi do të ekstradohet pas një bashkëpunimi me Interpol Tiranës dhe homologëve të Turqisë.

Kujtojmë se Dritan Rexhepi është i pandehur për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur më 17 janar 2020.

Rrëmbimi ndodhi si hakmarrje ndaj vëllait të tij për prishjen e pazareve të drogës në Britani. Ai u dërgua në resortin e Altin Hajrit në Shijak, ku u torturua dhe zhvesh. Dyshohet se gjatë dhunës, Prenga u mbeti në dorë pengmarrësve, që vendosën të zhdukin trupin. 

Dritan Rexhepi i njohur si “mbret” i kokainës u arrestua në nëntor të 2023, pasi mbërriti në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane me emrin e Benjamin Omar Perez Garcia. Ai u mbajt në vëzhgim që nga zbritja në aeroport derisa arriti në një vilë luksoze, e cila u rrethua nga forcat speciale që organizuan megaoperacioni për arrestimin më 8 nëntor. 

Rexhepi dyshohet se është drejtuesi i rrjetit të trafikut të kokainës drejt Europës, rrjet i shkatërruar në vitin 2020 nga një operacion i Europol, ku u përfshi ndër të tjera edhe Policia e Shtetit.