Pak muaj pasi mori detyrën si drejtoreshë e IKMT, Dallëndyshe Bici është shkarkuar nga posti i saj. Me vendim të qeverisë, Bici nuk do të jetë në krye të IKMT-së, ndërsa burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 2025-ës.
Ndërkohë burime për mediat bëjnë me dije se në vend të Bicit, në krye të IKMT rikthehet Ajet Zyberi, i cili e ka mbajtur më herët këtë post. Vendimi është marrë dje, gjatë mbledhjes së qeverisë.
Edhe ish-deputeti i PS, Anduel Xhindi, nuk do të mbajë me postin e drejtorit të ‘Illyrian Guard’ ndërsa në vend të tij është vendosur Enrik Banushi. Kujtojmë se Dallëndyshe Bici qëndroi për 16 muaj në krye të Kadastrës ndërsa në korrik të këtij viti, u emërua në krye të IKMT.