“Shpresojmë t’i mbyllim negociatat në 2027”, Rama në Bruksel: Një Evropë me Ballkanin Perëndimor do jetë më e fortë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencë për mediat në Bruksel, ku po merr pjesë për hapjen e grupkapitullit 6, i cili përfshin marrëdhëniet me jashtë, u shpreh entuziast për rrugëtimin europian të vendit.

Ai falënderoi presidencën hungareze të Këshillit të Evropës, pasi Shqipëria brenda dy muajsh ka hapur disa grupkapituj për negociatat me BE.

Kryeministri pohoi se ambicia e Shqipërisë është që të përmbyllë negociatat brenda viti 2027, dhe brenda kësaj dekade të bëhet anetare me të drejta të plota me BE.

“Kemi një pamje më të qartë e më të plotësuar për punën që është bërë. Marrim si inkurajim, që kemi shumë punë për të bërë përpara. Një Evropë me Ballkanin Perëndimor do jetë më e fortë dhe më e bashkuar dhe do të jëtë më e sigurt, ndaj ambicia jonë nuk është sekrete, ne duhet të sigurohemi, i kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe që negociatat tona të mbyllen në vitin 2027 dhe me shpresë se anëtarësimi ynë në BE të mbyllet brenda kësaj dekada. Është shumë ambicioze, por ne e kemi ndarë këtë së bashku, jo vetëm me presidencën hungareze, por edhe me Komisionin, i cili na ka mbështetur  në të gjitha konferencat që kemi zhvilluar. Pa neglizhuar më pas parimin në bazë të meritave dhe ky parim për ne është shumë i rëndësishëm, sepse do na ndihmojë të bëjmë detyrat e shtëpisë”, tha ai.

Gjatë konferencës, gazetarët e pyetën kryeministrin se cili prej grupkapitujve është më i lehtë në kuadrin negociues me BE, për këtë Rama dha këtë përgjigje:

“Nuk ka kapitull apo ndonjë paragraf që është i lehtë me BE, çdo gjë duhet të kalojë në një shqyrtim të hollësishëm, me një bashkëpunim të ngushtë dhe nëpërmjet dialogut të përbashkët dhe mirëkuptimit, ne presim siç e kam thënë që ti hapim grupkapitujt, por në të njëjtën kohë s’po  gënjejmë veten se kjo ka për të qenë punë e vështirë dhe ne duhet të përmirësojmë çdo hap. Jo vetëm të këmbëngulim në atë që themi, por edhe të përmirësojmë atë që bëjmë. E vlerësoj shumë këtë proces, se sikundër komisonerja e tha shumë mirë, ndihmon vendin të rritet, të piqet të transformohet dhe të bëhet një shtet ku institucionet janë shumë më të rëndësishme se çdo tjetër. Kur i gjithë sistemi punon si një garantues për demokracinë dhe sundimin e ligjit, çdo gjë tjetër funksionon. Për këtë grukapitull nuk është fort i vështirë, se Shqipëria ka qenë gjithmonë në harmoni me politikat e BE sa i përket diplomacisë, sigurisë. Edhe vetë shqiptarët janë mbështetës për këto lloj politikash. E kemi bërë të qartë, ne duam të martohemi me BE, të harrojmë të gjitha divorcet e së kaluarës. Nuk ka kthim pas, ka vetëm rrugë para dhe ne duhet t’i japim shqiptarëve atë çfarë po presim që nuk besoj të jetë diçka që po presim me dekada, por me shekuj. Po sjell një fjali të poetit kombëtar, që ka shkrujtur që për shqiptarët dielli lind aty ku perëndon, në perëndim”, u shrpeh ai.